Petkoviç: “Çfarë po festojnë sot në Prishtinë?! Kam disa fjalë për Albin Kurtin..”

Petkoviç: “Çfarë po festojnë sot në Prishtinë?! Kam disa fjalë për Albin Kurtin..”

“Ata që po festojnë në Prishtinë sot duhet të pyesin veten se çfarë po festojnë, sepse aktualisht ka rreth 100,000 serbë që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, që është më pak se një e treta e numrit të para lutfës. Procesi i kthimit është nën 2% dhe është më e vogla në të gjithë botën, shumë më e vogël se, për shembull, në Ruandë”, tha Petkoviq. Ai i tha disa fjalë edhe për kandidatin për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.

“Kur disa politikanë në Prishtinë sot, si Albin Kurti, veprojnë me madhështi morale, unë duhet t’u them atyre se Serbia dhe populli serb kurrë nuk do të pranojnë parev0kueshmërinë e situatës aktuale në terren, dhe as të bien dakord në pikëpamjen se gjithçka që ka ndodhur ose po ndodh me njerëzit tanë sot është në çfarëdo mënyre e justifikuar dhe legjitime”, tha Petkoviq.