Pilotët e Ushtrisë së Kosovës tregojnë aftësitë në pilotim

Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë me rifreskimin e shkathtësive teorike dhe praktike në pilotim dhe mirëmbajtje të helikopterëve në Qendrën e Aviacionit Tokësor në Turqi.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook. “Në kohën kur jemi në fazën inicuese të ngritjes së kapaciteteve ajrore, ky projekt, është shumë i rëndësishëm për rigjenerim të shkathtësive në MEDEVAC dhe reagimit në kriza dhe emergjenca tjera nga ajri”, ka shkruar Mehaj.