Politikani më i varfër shqiptar: Kjo është pasuria e Albin Kurtit

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020. Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në bankë ka vetëm 529 euro e 26 cent.

Kurse bashkëshortja e tij ka 10 mijë euro në bankën DNB në Norvegji. Kurti gjithashtu ka deklaruar detyrimet që i ka. Njëkohësisht i pari i vendit ka deklaruar edhe të hyrat vjetore që merr nga bashkëshortja e tij dhe që arrijnë shifrën prej 3 mijë e 915 eurove.