Presidenti kroat porosi ushtarëve të tij që po vijnë në Kosovë: “Do t’ju mirëpresin atje!

Presidenti kroat porosi ushtarëve të tij që po vijnë në Kosovë: “Do t’ju mirëpresin atje!

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë në ceremoninë e dërgimit të forcave të armatosura në Kosovë, në kuadër të KFOR-it.

Ai tha se anëtarët e ushtrisë kroate “do të punojnë në një vend që Kroacia e ka njohur” dhe që është afër, por që nuk njihet nga të gjithë.

“Është delikate, por besoj se nuk është e rrezikshme. Disa do t’ju mirëpresin atje si miqtë më të mirë, të tjerët aspak”, tha Milanoviq në kazermën ushtarake në Nashice, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Hina.