Profesori amerikan jep alarmin për Kosovën: Serbia patrullon kufirin me avionë luftarakë të prodhimit rus

Profesori amerikan, Ivan Sascha Sheehan ka thënë se SHBA duhet të riangazhohet në Ballkan edhe një herë.

Ai thotë se SHBA mund të shpëtojnë suksesin e tyre të vetëm siç është konsolidimi i shtetësisë së Kosovës duke e ripërkushtuar veten në Ballkan.

Ai thotë se Serbia së fundi ka rishfaqur agresionin e saj duke vendosur trupa në kufi me Kosovën.

“Serbia, ka kthyer trupat në kufirin midis vendeve të pavarura dhe patrullon kufirin nga qielli me avionë luftarakë të prodhimit rus – kjo është një pamje shqetësuese”, ka thënë ai ndër të tjera.