Prokuroria në Bullgari: Aksidenti është një mister i madh, po mungon një person

Prokuroria në Bullgari: Aksidenti është një mister i madh, po mungon një person

Zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë, Sika Mileva ka treguar se eshtë takuar në spitalin “Pirogov” me një nga shtatë të mbijetuarit, i cili i ka treguar se si e kishte thyer xhamin e pasmë të autobusit dhe se si kanë shpëtuar 8 persona.

Por Mileva thotë se në autobus ishin gjetur 44 trupa, ndërsa të mbijetuar në spital gjenden shtatë persona.

“Gjatë kontrollit janë gjetur 44 trupa. Nga kjo matematika është e thjeshtë. Sipas të dhënave kemi 52 pasagjerë. Në spital janë 7 – katër burra dhe tri gra, misteri i madh mbetet se ku është personi i tetë”, tha Mileva.