Propozohet zgjidhja briliante për Kosovën dhe Serbinë: Ky është plani i ri

Mediet serbe i kanë bërë publicitet deklaratës së ish-ndërmjetësuesit të BE-së në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës britanikut Robert Kuper, që ka deklaruar se “do të ishte mirë që Kosova dhe Serbia të pranohen në të njëjtën kohë në BE”.

Me këtë rast, ai citohet të ketë thënë se ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është i mundshëm dhe do zgjidhte edhe çështjen e formimit të asociacionit, duke theksuar se vendet që bëhen anëtare të BE-së, është sikur të ndryshojnë kushtetutën.

“Kjo do të ishte zgjidhje edhe për asociacionin e komunave serbe dhe do të mundësonte që të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës dhe serbët të jenë të përfaqësuar në kuptimin politik në Kosovë”.