Publikohet rezultatet e para: Shikoni LIVE të gjitha rezultatet zgjedhore në gjithë Kosovën

Publikohet rezultatet e para: Shikoni LIVE të gjitha rezultatet zgjedhore në gjithë Kosovën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna. Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK.

Ndryshe, ka përfunduar pa incidente të theksuara procesi zgjedhor sot në Kosovë. Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët. Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe të njëjtat janë mbyllur në orën 19:00.