Publikohet thirrja nacionaliste greke: “Greqia të marrë Shqipërinë!

Marrëdhëniet shqiptaro-greke janë karakterizuar herë pas here nga momente tensionesh, kryesisht për shkak të kufijve dhe mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen e tyre.

Historikisht Greqia ka pretenduar të marrë territore në jug të Shqipërisë dhe asaj që e quan Vorio Epir. Ndërkohë gjatë viteve të fundit debati kryesor ka qenë në lidhje me detin Jon dhe marrëveshja për ndarjen e përbashkët të tij.

Në rrjetet sociale së fundmi është publikuar një video me tone nacionaliste, ku thirrja kryesore është “Greqia të marrë Shqipërinë!” Siç edhe duket nga pamjet, i gjithë territori i Shqipërisë synohet të “merret” nga fqinjët duke vendosur flamuj grekë nga veriu në jug. “Mamaja ime më ka thënë një ditë do të blej…”- dëgjohet muzika epike në sfond. VIDEO