Putin refuzon të marrë vaksinën ruse: “Nuk dua të bëhem majmun para kamerave”

Putin refuzon të marrë vaksinën ruse: “Nuk dua të bëhem majmun para kamerave”

Vladimir Putin nuk po ngutet për të marrë avksinën Sputnik V pavarësisht mburrjes për efektivitetin e saj, duke thënë thjesht se ai ‘mund’ ta marrë atë më vonë këtë vit.

Presidenti rus 68 vjeç, hodhi poshtë sugjerimet që ai duhet të marrë avksinën menjëherë për të inkurajuar publikun, duke u thënë gazetarëve se ‘nuk dua të bëhem majmun’ para kamerave.

Ai shtoi se ai mund të merrte avksinën në fund të verës ose në fillim të vjeshtës, shumë muaj pasi ishte aprovuar për mbi 60 vjeç nga ministria ruse e shëndetësisë.