Putin ‘selam’ perëndimorëve: “Edhe po ta fundosnim luftanijen britanike, nuk do të kishte luftë botërore!”

Në gjoja intervistat e tij maratonë me qytetarët rus në televizionin shtetëror rus Vladimir Putin sfidoi perëndimorët duke i porositur se nuk do të tolerojnë provokime të tilla si ai luftanijes britanike në ujërat afër Krimesë, e shtoi se edhe nëse do ta fundosnin atë luftanije nuk do të kishte reagim, transmeton Gazeta Metro.

“Pas incidentit me luftanijen britanik në Krime nuk u afrua lutfa e tretë botërore. Edhe sikur ta fundosnim luftanijen, nuk do të kishte lutfë të tretë”, tha Putin gjatë programit të Linja e Drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror rus, program ky që gjoja ju mundëson atyre kontaktin direkt me presidentin për t’i shtruar pyetje. Sipas Putin Mbretëria e Bashkuar kishte synim të zbulonte lokacionin e forcave ruse në Krime dhe të vëzhgoj reagimin e tyre.