“Qeveritë e Komandantëve nuk e armatosën ushtrinë, sepse ata ndërtonin villa dhe hotele!”

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka reaguar pas ndarjes së 100 milionë eurove nga Qeveria Kurti për Ushtrinë e Kosovës. Ai ‘goditi’ qeveritë e ‘komandantëve’ duke thënë se ata nuk kishin kohë ta armatosin ushtrinë, pasi ndërtonin villa e hotele.

“100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës i ndau qeveria pacifiste! Kurse, Qeveritë e Komandantëve nuk kishin kohë me e armatos ushtrinë, sepse blenin arat e Dërzhaves, ndërtonin villa e hotele dhe spërkatëshin asfallt”, deklaroi Hoxha, përcjell “Bota sot”. LAJMI I PLOTE