Radikali serb, Vojisllav Sheshel: “Ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë!”

Radikali serb, Vojisllav Sheshel: “Ushtria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë!”

Kryetari i Partisë Ra dikale Serbe, kri mineli Vojisllav Sheshel ka thënë se krijimi i poligonit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Mitrovicë të Jugut do t’i vënte në rr ezik serbët në Kosovë. Sheshel deklaroi në programin e mëngjesit të televizionit serb, TV Pink se us htria serbe duhet të jetë e gatshme për të ndërhyrë në Kosovë.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm, us htria jonë duhet të jetë e gatshme nëse ai r rezik bëhet real, në mënyrë që të ndërhyjmë menjëherë. Është një pozicion shumë i rëndësishëm strategjikisht dhe prej andej i gjithë veriu i Kosovës dhe Metohisë mund të kontrollohet me ar më të mira ar tilerie. Është gjithashtu e rre zikshme pasi shqiptarët nuk kanë të drejtë në baza us htarake. Ata nuk kanë të drejtë sipas Rezolutës 1244”, tha Sheshel.