Rusia e paralajmëron NATO-n: “Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja!”

Rusia e paralajmëron NATO-n: “Çdo lëvizje për Ukrainën do të ketë pasoja!”

Moska e ka paralajmëruar NATO-n se çfarëdo lëvizje drejt anëtarësimit të Ukrainës në këtë aleancë ushtarake do të ketë pasoja. Lajmin e raportoi të enjten agjencia e lajmeve “RIA”, e cila e citoi zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Rudenko, të ketë bërë këtë paralajmërim, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Agjencia tha se Rudenko është pyetur rreth komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë vizitës së tij në Ukrainë këtë javë, kur tha se Uashingtoni e përkrah aspiratën e Kievit për anëtarësim në NATO dhe se asnjë shtet nuk mund të vendosë veto për këtë veprim.