Rusia i reagon Kosovës: “Po na provokoni qëllimisht me largimin e ambasadorëve!”

Rusia i reagon Kosovës: “Po na provokoni qëllimisht me largimin e ambasadorëve!”

Rusia ka reaguar nëpërmjet Ministrisë së saj të Jashtme për vendimin e Kosovës që të shpallën non-grata dy zyrtarë të saj. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, tha të shtunën se ky vendim nuk do të ketë pasoja për statusin juridik të tyre.

“Ne supozojmë ky hap i administratës së Prishtinës nuk do të ketë asnjë pasojë për statusin juridik të diplomatëve të përmendur rusë”. Ajo e quajti “provokim të qëllimshëm” këtë vendim, dhe në favor të, siç shtoi, projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, e cila sipas saj po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan.