Njihuni me super dronët me të cilët pritet të furnizohet Ushtria e Kosovës!

Në mbledhjen e qeverisë, u dha pëlqimi për ndarjen e mjeteve shtesë me qëllim të blerjes së dronëve nga ministria e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për Dronin Puma, prodhim amerikan i specializuar për inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim.

Qeveria më herët ka ndarë edhe 106 milionë euro për shtimin e kapaciteteve ushtarake. “Siguria në vend dhe fuqizimi i kontributit paqeruajtës të shtetit tonë janë dy prioritetet e Qeverisë Kurti II” thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.