Serbët dalin në protestë para ambasadës shqiptare në Beograd: “Kosova është zemra e Serbisë”

Një grup pr o testuesish pjesë e të djathtës estreme në Serbi kanë protestuar ditën e djeshme para ambasadës së SHBA dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, në pr o testë kanë marrë pjesë 40-50 persona. Ata kanë marshuar nga ambasada amerikane në drejtim të ambasadës shqiptare duke thirrur në kor “Kosova është zemra e Serbisë”. REL raporton se protestuesit bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e sotme. VIDEO