Serbia jep alarmin e panikut: Ushtria e Kosovës po stërvitet me SHBA dhe NATO

Serbia jep alarmin e panikut: Ushtria e Kosovës po stërvitet me SHBA dhe NATO

“Prishtina, e inkurajuar nga mbështetja e mbrojtësve të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, padyshim që po përpiqet të vendosë një tjetër shufër në rrotat e dialogut me Beogradin dhe të destabilizojë situatën tashmë të brishtë në “krahinë”, duke u përpjekur të formojë, trajnojë dhe forcojë “të ashtuquajturën” Ushtri të Kosovës”, shkruan me plot mllef gazeta proqeveritare serbe “Novosti”.

Ditëve të kaluara, kishte disa lajme “shqetësuese” që vinin nga Kosova. Së pari, Forcave të Sigurisë së Kosovës iu nda një tokë për ndërtimin e bazës ushtarake, në një nga kodrat më të larta në rajonin verior të Kosovës, nga e cila mund të shihni të katër komuna me shumicë serbe dhe dhjetëra fshatra në veri të Kosovës.

Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Mitrovicës së Jugut, e cila i jep FSK-së 191 hektarë në majën malore të Cërnusha, 1.010 metra të lartë, dhe me qëllim që aty të “mbin” një kamp i madh ushtarak, i cili do të strehojë njësi të tëra të Ushtrisë amerikane dhe të vendeve tjera të NATO-s, pretendohet në artikull. LAJMI I PLOTE