Serbia jep alarmin: Shqipëria nëpërmjet vajzës së Ismail Kadaresë po përpiqet ta anëtarësojë Kosovën në UNESCO

Besiana Kadare do të jetë sërish ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), shkruan mediumi serb, “Kosovo Online“. Ajo ishte shefe e misionit shqiptar në këtë organizatë në vitin 2015, kur Kosova kërkoi të anëtarësohet atje.

Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Ajo ka magjistruar në letërsi moderne dhe krahasuese dhe, mediumi serb shkruan se ajo njihet si person jashtëzakonisht i apasionuar pas Kosovës. LAJMI I PLOTE