SHBA dërgon 15 avionë F-15 në Greqi për stërvitjet të përbashkëta ushtarake: Grekët në festë

SHBA dërgon 15 avionë F-15 në Greqi për stërvitjet të përbashkëta ushtarake: Grekët në festë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dërguar 15 avionë luftarakë F-15 në Greqi. Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se avionët “F-15E Strike Eagle” të vendosur në baza të ndryshme në vend janë dërguar në Bazën Ajrore Larissa në Greqi për të marrë pjesë në stërvitjen “Castle Forge” (Formimi i Kalasë), e cila do të udhëhiqet nga Komanda e Forcave Ajrore Evropiane-Afrikane të SHBA-së.

“Stërvitja Castle Forge është projektuar për të përmirësuar ndërveprimin me aleatët e NATO-s për strategjinë e mbrojtjes kolektive amerikane në rajonin e Detit të Zi dhe për të përmirësuar aftësinë e forcave të përbashkëta për t’iu përgjigjur në mënyrë fleksibile në kohë krize”, thuhet në deklaratë. Avionët F-15 fillimisht u ndalën në Britani dhe më pas kaluan në Greqi, ndërkaq në stërvitje krahas Shteteve të Bashkuara do të marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Kanadaja.