SHBA dhe Greqia me deklaratë të përbashkët: “Mbështesim fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës!”

SHBA dhe Greqia me deklaratë të përbashkët: “Mbështesim fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës!”

Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë mbajtur takimin e tretë në kuadër të “Dialogut strategjik”. Aty është diskutuar për një mori çështjesh, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Në një qëndrim të përbashkët, theksohet mbështetja e të dyja vendeve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

“SHBA dhe Greqia së bashku vazhdojnë që të mbështesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në qëndrim. “Po ashtu theksohet rëndësia e fillimit të nisjes së negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të paracaktuara”.