SHBA i dërgon ultimatum Bullgarisë për Shkupin dhe Tiranën

SHBA i dërgon ultimatum Bullgarisë për Shkupin dhe Tiranën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën.

“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letrën që dy anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, William Keating dhe Claudia Tenny nga republikanët i kanë dërguar ambasadorit bullgar në Washington Tihomir Stoychev.