SHBA-ja bën veprimin e fuqishëm në Afganistan, alarmohet bota

SHBA-ja bën veprimin e fuqishëm në Afganistan, alarmohet bota

Trupat amerikane janë tërhequr nga baza e tyre kryesore në Afganistan të premten, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, sipas marrëveshjes me talibanët. “Të gjithë ushtarët amerikanë dhe pjesëtarët e forcave të NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram”, tha zyrtari i lartë amerikan i sigurisë në kushte anonimiteti.

Ushtria amerikane i ka koordinuar lutfën nga ajri dhe përkrahjen logjistike pikërisht nga kjo bazë ajrore, e cila ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Kabulit. Tërheqja e trupave nga baza Bagram e simbolizon fundin e misionit të udhëhequr nga ShBA-ja në Afganistan.