SHBA jep alarmin: Rusia mund të pushton Ukrainën, sikur në vitin 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA-të janë të shqetësuara nga raportet për aktivitete të pazakonta ushtarak ruse dhe nga mundësia që Rusia mund të “përpiqet të ripërsërit” pushtimin e saj të Ukrainës, si në vitin 2014.

“Ne jemi të shqetësuar nga raportet e aktivitetit të pazakontë ushtarak rus”, tha Blinken në një paraqitje me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Departamentin e Shtetit, duke shtuar se SHBA po “monitoron nga afër” aktivitetin e Rusisë, përcjell Telegrafi.