SHBA merr vendimin e fuqishëm: Ushtarët tanë do t’i bëjmë gjithnjë “të rinjë dhe të pavdekshëm”

SHBA merr vendimin e fuqishëm: Ushtarët tanë do t’i bëjmë gjithnjë “të rinjë dhe të pavdekshëm”

Komanda e operacioneve special e SHBA do të nisë vitin që vjen testimin e një pilule kundër plakjes, raporton Breaking Defense në një artikull të publikuar së fundi. Website i fokusuar tek lajmet e mbrojtjes citon kreun e kësaj komande, Tim Hawkins, të pohojë se këto përpjekje nuk synojnë krijimin e tipareve fizike, të cilat nuk ekzistojnë tashmë natyrshëm.

“Kjo bëhet për të forcuar gadishmërinë e trupave tona për misione, duke përmirësuar karakteristikat e perfomancës, që zakonisht nisin e bien me kalimin e moshës”, është shprehur Hawkins. Sipas Breaking Defense, SOCOM ka bashkëpunuar me laboratorin Metro International Biotech për krijimin e pilulës së rinisë.