SHBA nuk i trembet Kinës: Dërgohen luftanijet amerikane në Ngushticën e Tajvanit

SHBA nuk i trembet Kinës: Dërgohen luftanijet amerikane në Ngushticën e Tajvanit

Një luftanije amerikane përsëri lundroi nëpër Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit të martën, si pjesë e asaj që ShBA-ja e quan aktivitet rutinor, por që gjithnjë e zemëron Kinën, qeveria e të cilës beson se Uashingtoni po përpiqet që të nxisë tensione rajonale.

Forcat detare amerikane thanë se shkatërruesja e raketave e kategorisë Arleigh Burke, Milius, kreu një kalim transit rutinor nëpër Ngushticën e Tajvanit përmes ujërave ndërkombëtare në përputhje me ligjin ndërkombëtar.