SHBA nuk i trembet Rusisë: I dërgon Ukrainës dy anije ushtarake

SHBA nuk i trembet Rusisë: I dërgon Ukrainës dy anije ushtarake

Dy anije ushtarake patrullimi u dërguan sot nga SHBA për flotën e Ukrainës në portin jugor të Odesa, mes zhurmave në Perëndim se Rusia mund të sulmojë fqinjin e saj.

Dy mjetet ushtarake detare të kategorisë se mesme, janë pjesë e paketës së ndihmës së sigurisë nga Uashingtoni.

Ato mbërritën në portin e Detit të Zi në bordin e një transportueseje, sic raportonin fotografët e rrjetit AFP.