SHBA paralajmëron hapur Serbinë: “Territori i Kosovës nuk preket!”

Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar i përsëriti së fundi Serbisë se dialogu me Kosovën duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Ideja së cilës ai i mëshoi fort, ishte se Shtetet e Bashkuara mbështesin një dialog ku të dyja palët të jenë të barabarta.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”, ka qenë komenti i tij. LAJMI I PLOTE