Shërbimi ushtarak do të bëhet i detyrueshëm: A jeni PRO apo KUNDËR?!

Zëvendësministri i Mbrojtjes, ka thënë se Qeveria e Kosovës mendon që në fund të mandatit të saj të nisë përgatitjet për të shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në mënyrë që këtë punë ta kryejë qeverisja e ardhshme kushdo që ta fitojë atë.

Syla ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se tani për tani nuk ka asgjë në plan në këtë drejtim, duke shtuar se qëllimi kryesor aktualisht është që të bëhet plotësimi i kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së.