Shqipëria arrin marrëveshjen historike me Turqinë: Ja çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria arrin marrëveshjen historike me Turqinë: Ja çfarë pritet të ndodhë

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi buxhetin prej 8 milionë e 200 mijë dollarësh për blerjen e dronëve turk dhe tashmë kjo marrëveshje është arritur.

Mësohet se shumë shpejt do të mbërrijnë në vendin tonë, dronët “SIHA” dhe “IHA” që do të përdoren për qëllime civile dhe në ndihmë të policisë së shtetit. Megjithë këto do të përdoren për teknikalitete dhe jo për qëllime ushtarake, “SIHA”-mund të mbajnë edhe armatime.

Dronët SIHA janë të aftë edhe për të g0ditur me municion ushtarak objektiva të caktuar. Ndërsa dronët IHA janë prodhuar vetëm për vëzhgim dhe mbledhje të dhënash.