Shteti fqinjë në situatë alarmante: Vërshimet mbyllin shkollat, e rrugët kthehen në lumenj (VIDEO)

Italia po përballet me kushte ekstreme të motit, duke sh kaktuar përmbytje të mëdha në Siçili dhe Kalabri. Mediet italiane bëjnë me dije se rajoni i Siçilisë ka shpallur vendin në “alarm të kuq”.

Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur. Autoritete vendase raportojnë se një çift të moshuarish nga Scordia , në provincën e Katanias, është zhdukur pas reshjeve të dendura, që goditën rajonin.