Shteti i njohur do të blejë dronë ushtarak nga Turqia: Po kur Kosova do ta bëjë hapin e saj?!

Shteti i njohur do të blejë dronë ushtarak nga Turqia: Po kur Kosova do ta bëjë hapin e saj?!

Kreu i Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit, gjenerali Kamchybek Tashiev, njoftoi se Turqisë i kanë dhënë porosi për blerjen e mjeteve ajrore pa pilot me a rm atim (dronë-SIHA) të llojit “Bayraktar TB2”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në sheshin përpara ndërtesës ku ndodhet administrata presidenciale, u mbajt me pjesëmarrjen edhe të presidentit të vendit, Sadyr Japarov, ceremonia për dorëzimin e mjeteve ushtarake që Komiteti Shtetëror i Sigurisë Kombëtare të Kirgistanit ka blerë për herë të parë nga buxheti për Shërbimet e Njësive Kufitare.