Të trajnuar nga amerikanët: Kjo është njësia më profesionale e Policisë së Kosovës!

Njësia “FIT ” e Policisë së Kosovës është njësia më e përgaditur për aksione të ndryshme e cila është trajnuar nga amerikanët. Njësia Speciale Intervenuese FIT (NJSI), kryen operacionet e sigurisë në raste të veçanta dhe zgjidhjen e situatave me të cilat nuk mund të përballohen shërbimet e tjera të policisë, shkruan Gazeta Metro.

Angazhohet në rastet kur përmbushja e detyrave zyrtare të mbrojtjes së jetës dhe pasurisë paraqet rrezikshmëri tejet të lartë për rendin dhe sigurinë në përgjithësi dhe për pjesëtarët e policisë. Aktualisht aty punojnë 80 punonjës. Ishte themeluar në vitin 2004 dhe deri më tash ka qenë në gjendje të nxjerrë shpesh rezultate pozitive gjatë operacioneve intervenuese.