Tensionohet situata!/ SHBA telefonon Izraelin: “Kundërshtojmë planet tuaja në Bregun Perëndimor!”

Një medium amerikan ka raportuar se Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar t rysninë ndaj Izraelit për t’ia kundërshtuar planet për z gjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Raportohet se sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka telefonuar ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz, dhe se të dyja palët kanë pasur një bisedë të t ensionuar.

Faqja amerikane e lajmeve – Axios – raportoi se sekretari Blinken të martën e telefonoi ministrin Gantz dhe i tha se edhe numri i njësive të banimit, edhe vendndodhja e tyre thellë brenda Bregut Perëndimor janë të pa pranueshme për ShBA-në, sipas zyrtarëve izraelitë.LAJMI I PLOTE