Tifozët çekë me provokime: Shfaqin flamurin “KOSOVO IS SERBIA” në mes të stadiumit

Tifozët çekë me provokime: Shfaqin flamurin “KOSOVO IS SERBIA” në mes të stadiumit

4-3 për Lyonin u mbyll me rezultat të ngushtë ndeshja me çekët e Sparta Prague. Skuadra franceze mysafire arriti fitoren e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupit A të Ligës së Evropës. Në grup bëjnë pjesë po ashtu edhe Rangers e Brondby.

Lojtar i Lyon është edhe Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zvicerane, i cili nuk arriti të shënonte gjatë 75’ minutave që ishte në fushë. Ai as nuk shënoi e as nuk dha ndonjë asist për gol. Tifozët çekë provokuan shqiptarin në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”, pasi shfaqën flamurë me mbishkrime “Kosovo is Serbia”. Mbi këtë gjest të turpshëm të tifozëve çekë pritet të ketë nd ëshkime nga UEFA si gjest pro vokimi.