Turqia dhe Azerbajxhani bashkojnë forcat: 600 ushtarë, 40 tanke, 7 helikopterë në gatishmëri

Turqia dhe Azerbajxhani bashkojnë forcat: 600 ushtarë, 40 tanke, 7 helikopterë në gatishmëri

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit vazhdojnë stërvitjen ushtarake “Mustafa Kemal Atatürk 2021” në Azerbajxhan. Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit thuhet se qëllimet kryesore në stërvitje janë për të kryer detyra të ndryshme për të zhvilluar ndërveprimin e ushtrive të të dy vendeve gjatë operacioneve luftarake dhe përmirësimin e aftësive vendimmarrëse dhe menaxhuese të komandantëve.

Në stërvitjen e emërtuar “Mustafa Kemal Atatürk 2021” marrin pjesë 600 ushtarë, rreth 40 tanke dhe mjete të blinduara, përafërsisht 20 topa, 7 helikopterë luftarakë dhe për personel si dhe 50 automjete. Stërvitja në të cilën përdoren edhe mjetet ajrore pa pilot (dronët) do të përfundojë sot.