“Turqia ka 2 milionë boshnjakë dhe më shumë shqiptar se në Shqipëri”, Erdogan: Nuk do të lejojmë përsëritjen e viteve 1990

“Turqia ka 2 milionë boshnjakë dhe më shumë shqiptar se në Shqipëri”, Erdogan: Nuk do të lejojmë përsëritjen e viteve 1990

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Erdogan, ata nuk do të hezitojnë të mbajnë një qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme, shkruan Hurriyet.

Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe se, siç tha ai, në këtë vend ka më shumë banorë me origjinë shqiptare sesa vetë Shqipëria. Ai vuri në dukje të pranishmëve se problemet në Ballkan janë shkak për shqetësim edhe në Turqi.