Turqia: “SHBA t’i dorëzojë avionët F-35 ose t’i kthejë paratë!”

Turqia: “SHBA t’i dorëzojë avionët F-35 ose t’i kthejë paratë!”

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se SHBA ose duhet t’i dorëzojë avionët lutfarakë F-35 që ka paguar Turqia ose t’ia kthejë paratë ose të japë një produkt tjetër në vend të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nëse SHBA nuk dëshiron të zgjidhë çështjen rreth avionëve F-35 ose nëse Kongresi i SHBA-së e bllokon atë, Turqia do të shqyrtojë opsione të tjera duke përfshirë blerjen e avionëve SU-35 ose SU-57 (të prodhuar nga Rusia)”, tha Çavuşoğlu në një intervistë në televizionin ‘CNN Turk’.