Turqia shpërthen ndaj marrëveshjes Greqi-Egjipti-Qiproja: “Armiqtë tanë u bënë bashkë!”

Turqia shpërthen ndaj marrëveshjes Greqi-Egjipti-Qiproja: “Armiqtë tanë u bënë bashkë!”

Ka ngjallur reagim të fortë në Turqi marrëveshja mes tre vendeve në Greqi. Greqia, Egjipti dhe Qiproja nënshkruan një marrëveshje tripalëshe paraditen e sotme, e cila ka ngjallur mjaft reagime në Turqi.

Memorandumi i mirëkuptimit i firmosur nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Egjiptit Abdul Fattah al Sisi si edhe kryeministri qipriot Nikos Anastasiadis ka si kryefjalë bashkëpunimin mes tre shteteve në rajon, por është lexuar qartë si një pozicionim kundër rolit të Turqisë në rajon.

Një ndër pikat kryesore të marrëveshjes është bashkëpunimi në sektorin energjetik duke ndërtuar një “autostradë të energjisë” në Mesdhe mes të treja shteteve, por në radhe të parë diçka e tillë prek drejtpërdrejt Turqinë, e cila pretendon si pjesë të Zonës Ekskluzive Ekonomike zonën detare përreth Kretës dhe ishujve të tjerë grek pranë tokës turke. LAJMI I PLOTE