Ukraina lëshon alarmin: “Rusia po mban 90.000 trupa afër kufirit tonë!”

Autoritetet ukrainase thanë të mërkurën se Rusia ka lënë disa njësi ushtarake afër kufirit me Ukrainën edhe pas ushtrimeve dhe se numri i përgjithshëm i trupave ruse në zonë është 90.000.

Forcat e armatosura ruse zhvilluan një varg ushtrimesh gjatë pjesës së dytë të vitit, përfshirë trupat që lëshohen nga ajri, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Pas ushtrimeve, njësitë e Armatës së 41-të mbetën në pjesën evropiane të Rusisë në një largësi prej rreth 260 kilometrash nga kufiri me Ukrainën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.