Ukraina në prag të shpërbërjes, njëjtë sikur Jugosllavia

Ukraina mund ta përsërisë fatin e Jugosllavisë në të ardhmen dhe të ndahet në katër pjesë, tha politikanja ukrainase Evgenije Muraev, transmeton Gazeta Express. Ajo i tha një stacioni televiziv ukrainas se vendet perëndimore, të tilla si Polonia, Hungaria dhe Rumania, kanë qëllimet e tyre, duke investuar para në zonat kufitare dhe duke u dhënë pasaportat e tyre në mënyrë aktive ukrainasve.

“Ne nuk jemi të pavarur ekonomikisht, nuk mund ta mbajmë veten, nuk kemi të ardhme premtuese, ne jetojmë me kredi”, tha Muraev. Ai kritikoi presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskyn për deklaratat e tij se BRSS-ja ishte gjoja agresor. Më parë, ish-presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili gjithashtu foli për shpërbërjen e mundshme të Ukrainës. Sipas tij, shteti është në prag të shpërbërjes.