Ukraina ngrenë alarmin: Forcat ruse po e rrisin gatishmërinë luftarake

Ukraina ngrenë alarmin: Forcat ruse po e rrisin gatishmërinë luftarake

Drejtoria për Inteligjencë në Ministrinë e Mbrojtjes në Ukrainë tha të martën se forcat e kontrolluara nga Rusia në lindje të Ukrainës janë duke e rritur gatishmërinë lutfuese dhe kanë kryer ushtrime të mëdha.

Kievi dhe vendet e NATO-s kanë shprehur shqetësim se lëvizjet e trupave ruse afër kufijve të Ukrainës do të mund ta shtrojnë rrugën për një eskalim të mprehtë ushtarak. Rusia thotë se nuk ka plane të tilla dhe i ka akuzuar Ukrainën e Shtetet e Bashkuara për n xitje të tensioneve.