Ushtarakët e Kosovës do të jenë përkrahë forcave të NATO-s

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerët slloven, ushtarakët tanë do të jenë përkrahë kolegëve të tyre të ushtrive të 20 vendeve aleate dhe partnere të NATO-s në Stërvitjen Fushore “Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021” që mbahet në Republikën e Sllovenisë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme e radhës, që ushtarakët tanë, përveç detyrave shtabore, të dëshmojnë në terren edhe aftësitë dhe kapacitetet e tyre operacionale, profesionale dhe specialistike, në operacionet e deminimit, kërkim-shpëtimit malor dhe operacione tjera sipas skenarit të stërvitjes.

Forca e Sigurisë së Kosovës zhvillohet dhe avancohet vazhdimisht sipas standardeve bashkëkohore të vendeve të NATO-s për të operuar me sukses të plotë në ndërveprueshmëri të efektshme.