Ushtarët e Kosovës kthehen nga misioni i parë jashtë vendit: Ishin krah për krah me amerikanët në Kuvajt

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur ushtarët që u kthyen nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Mehaj thotë se “emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit”.

“Emocion i veçantë ishte pritja e ushtarakëve tanë, që u kthyen nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit. Këta djem, me shërbimin e tyre përkrahë forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt, na bënë krenar, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe gjithë kombin. Me Major Ibrahimin, Kapiten Haxhiun, Toger Shemsedinin, Tetar Lajçin dhe Ushtar Mehmetin si dhe Vëllezërit e tyre në Armë, ushtarakët amerikan, kapiten Gudenkanf dhe Rreshter Sanderson, shkëmbyem rrëfimet nga përvojat tona në operacionet jashtë vendit”, ka shkruar ai. LAJMI I PLOTE