Ushtria amerikane një hap para botës: Prezanton “qenin snajper”, qëllon me precizitet deri në 1200 metra

Ushtria amerikane prezantoi në panairin e fundit ushtarak një qen robot të pajisur me një pushkë “Creedmoor” 6.5 mm që mund të q ëllojë me precizion një objektiv deri në 1200 metra.

Qeni me nofkën “Spur” është krijimi më i fundit nga prodhuesi ndërkombëtar i armëve “Ghost Robotics” dhe “Sword”, me bazë në Nevada.
I vendosur mbi një nga modelet ekzistuese të “Ghost Robotics”, qeni “Spur” mund të udhëzohet nga distanca për të mbushur a rmën dhe për të q ëlluar.

Firma ende nuk ka dhënë një konfigurim të qartë të a rmës apo sa municione mund të mbajë kjo makineri e re. Gjithashtu është ende e paqartë se sa kushton njësia robot dhe ar ma e bashkëngjitur dhe mirëmbajtja e tyre.