Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo gjë: Do të shkojë me mision në shtetin e madh evropian

Ushtria e Kosovës e gatshme për çdo gjë: Do të shkojë me mision në shtetin e madh evropian

Shefi për Komunikim Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, Sefer Isufi, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë në Poloni një kontigjent me pjesëtarë të saj për një mision.

Ai ka deklaruar se janë duke punuar për të shikuar pjesëmarrjen edhe në misione të tjera.

“Pas përmbylljes së misionit të parë jashtë vendit, paralelisht për një periudhë kohore jemi në proces të krijimit të relatave dhe marrëveshjes për dërgimin e kontigjentit të ri me ushtarë në misione jashtë vendit, në Poloni, në kuadër të komandës amerikane për Evropë”, ka thënë Isufi në klankosova.