Ushtria greke me ndihmën e Francës i afrohet kufirit turk: Po ndodh stërvitja e madhe ushtarake

Greqia dhe Egjipti zhvilluan ditët e fundit një stërvitje të përbashkët ushtarake në zonën përreth Kretës duke shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara. Mediat greke e përshkruan këtë stërvitje si një mesazh të fortë ndaj Turqisë dhe “synimeve të saj ekspansioniste në rajon” duke dhënë edhe detaje nga operacioni i përbashkët.

Mësohjet se në stërvitjen e përbashkët ajrore morën pjesë 14 avionë ushtarakë. 8 prej tyre, të modelit F-16 ishin të Greqisë, kurse nga Egjipti u angazhuan 4 Mig-29 dhe dy F-16.

Stërvitja zhvillohet pas nënshkrimit në prill të marrëveshjes mes Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke dhe asaj egjiptiane për një bashkëpunim më të zgjeruar në rajonin e Mesdheut. LAJMI I PLOTE