Ushtria e Kosovës merr vendin e dytë në garën mes 100 ushtrive në Britani të Madhe

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zënë vendin e dytë në një ushtrim ndërkombëtar Cambrian Patrol 2021” të mbajtur në Britani të Madhe. Kosovarët kanë marrë medaljen e argjendtë në konkurrencë me ekipet e 100 ushtrive.

“Disa muaj përgatitje në Kosovë, pjesëmarrja e ekipit të FSK-së në konkurrencë të fortë dhe mbi njëqind ekipe të ushtrive të shteteve të ndryshme të botës, FSK-ja fitoi medaljen e argjendtë, duke u vlerësuar lartë puna disiplina dhe angazhimi i FSK-së nga partnerë dhe organizatorë të kësaj gare vjetore ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.