Ushtria shqiptare armatoset deri në dhëmbë: Shqipëria blen 6 anije luftarake

Ushtria shqiptare armatoset deri në dhëmbë: Shqipëria blen 6 anije luftarake

Fonde të konsiderueshme janë parashikuar në buxhetin e vitit 2022 për armatosjen e forcës detare shqiptare. Në draft-buxhet janë planifikuar të ardhura për blerjen e 6 anijeve nga 25 deri në 30 metra të gjata si dhe për armatosjen e efektivave me mjete luftimi.

Qeveria ka parashikuar financim edhe për blerjen e pajisjeve dhe programeve të kontrollit dixhital të trafikut rrugor. Në buxhetin e shtetit të propozuar për vitin 2022 parashikohet të vazhdojë modernizimi i forcës detare të Shqipërisë.

Janë 6 anije të cilat qeveria parashikon ti porosisë në vitin e ardhshëm dhe që do të kenë një vlerë prej 2 miliardë e 200 milionë lekë. Po ashtu në detajimin e shpezimeve parashikohet që flota e re patrulluese do të ketë një gjatësi prej 25 deri në 30 metrash. Blerja parashikohet të zgjasë në të paktën 3 vite, ku 600 milionë do të paguhen në vitin 2023 dhe 1 miliardë në 2024. LAJMI I PLOTE