Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 193 ushtarë

Ushtrisë së Kosovës po i shtohen edhe 193 ushtarë

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, 193 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke e ndjekur trajnimin ushtarak bazë për tu bërë ushtarë të Kosovës.

Rekrutët e gjeneratës së dytë për vitin 2021 të përzgjedhur nga jeta civile, në fund të muajit dhjetor do bëjnë betimin për të qenë pjesë e FSK-së, pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.